Ballina Sport I thyejnë xhamin e makinës, replika mes delegatit të FSHF dhe presidentit...

I thyejnë xhamin e makinës, replika mes delegatit të FSHF dhe presidentit të Vllaznisë

Delegatit të ndeshjes te Vllaznia-Laçi, Alban Tafaj, i thyhet xhami i makinës pas polemikave në këtë ndeshje

“Më lë shije të hidhur pasi e shëmton këtë qytet. Shkodra ka lënë gjithmonë shije të mirë në futbollin shqiptar ndër vite. Ndihem keq pasi njolloset një emër i madh si Vllaznia nga disa persona. 

Këtu na kanë duartrokitur gjithmonë, habitem shumë në Shkodër. Organizatorët e klubit nuk ishin ekzistent”, tha Tafaj për “Oversport”

“Isha në shtëpi duke parë ngjarjen që ndodhi me Tiranën dhe nuk pashë asnjë delegat aty që të flas. Pastaj pashë delegatin Alban Tafaj që fliste për rastin e makinës së goditur pas Vllaznia-Laçi. 

Ai e kishte lënë makinën në parking privat. Ne nuk mund t’i garantojmë sigurinë e makinës kur ai e ka makinën në parkingun privat. 

Nuk duhej të nxitohej me deklaratat e bëra në emocion e sipër, mund të ishte dhe një person që ka inat personal me të që ka reaguar. E dënoj shumë këtë rast, por ne nuk ruajmë makinat e gjithsecilit. Nëse makina është e vendosur në parkingun e stadiumit, atëherë edhe ne marrim përgjegjësinë tonë”

Alban Xhaferi reagon në Oversport pas deklaratës së delegatit të FSHF, Alban Tafajt pas thyerjes së xhamave të makinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks