Ramazan Rraja i shpallur në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja është arrestuar nga policia.

Burime për Ora News bëjnë me dije se Ramazan Rraja ka qenë në Dubai, ndërsa përmes informacioneve të siguruara nga SPAK është arritur të lokalizohet.

Është mësuar që ka mbërritur në Shqipëri, është mbajtur nën vëzhgim dhe është vënë në pranga. Ish-prokurori Arjan Ndoj ra pre e një atentati më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit në Durrës. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe miku i tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’ si dhe humbi jetën në spital, shoferi i prokurorit Ndoj, Andi Maloku.

Pista kryesore e hetimeve është se objektiv I atentatit, ishte Aleksandër Laho, ndaj të cilit personat e dyshuar po organizonte një sulm të dytë. Ky fakt ka dalë nga përgjimet e kryera prej SPAK që firmosi më pas edhe urdhër-arrestet ndaj tyre.

Sipas prokurorisë, e gjithë përplasja mes dy grupeve ka ardhur si pasojë e konflikteve për pronat në bregdet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu