Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës ish-Drejtori i Policisë së Lezhës Henerigert Mitri. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se Mitri i shpallur në kërkim për dosjen “REVANSHI” është vetëdorëzuar në polici.
Ai ishte shpallur në kërkim pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Në 15 maj të këtij viti ndaj Mitrit ishte dhënë masa “arrest me burg” nga GJKKO.
Ai akuzohet për “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.
Aktiviteti i jashtëligjshëm i Mitrit u zbulua pas zbardhimit të bisedave në “SKY ECC.