Screenshot

DVP Lezhë

Finalizohet operacioni i koduar “Member”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.

I akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal, kapet në Ishull Shëngjin dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas në kërkim që qarkullonte në Ishull Shëngjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Member”.

Gjatë operacionit, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Fredi Pali, 36 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 11.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Shtetasi Fredi Pali akuzohet se ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve dhe se ka pastruar paratë e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu