Leotrim Behra është koreografi dhe krijuesi i Ansamblit Dardan në Gjermani. Ai ka bërë që këngët dhe vallet shqiptare popullore të kërcehen edhe në Europë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Leotrimi ka treguar se në fillim nuk besonte që të rinjtë kanë interes, por rezultoi krejt e kundërta, madje, ishin të shumtë në numër.
Sakaq, Leotrimi theksoi se ata kanë një vrull dhe kënaqësi shumë të madhe.
“Unë kam qenë antar i ansamblit “Bajram Curri” në Krushë të Madhe, ku i kam marr dhe hapat e parë të vallëzimit. Pastaj pasioni i madh për artin dhe për kulturën tonë, edhe pas shpërnguljes sime këtu, ka bërë që unë të vazhdoj dhe të mos ndalem, duke tentuar që t’i ripërtërijë traditat tona. Edhe pse në ndonjë vend tjetër, këtu ka shqiptarë që e duan traditën tonë shumë.
Kur unë kam menduar të fillojë, kam menduar se nuk do të kem shumë sukses, por jam manhitur me vrullin e të rinjve që kanë për traditat dhe vallëzimin shqiptar. Gjë që kam menduar që nuk ka qene edhe aq e madhe, sa deri më sot. Me të vërtetë, është një vrull, një kënaqësi, një mbështetje shumë e madhe për të vallëzuar vallen tonë shqipe”, u shpreh ai.