Takimi i planifikuar për sot në orën 12:00, ku pritej prezantimi i drejtuesit të ri politik të Partisë Socialiste për qarkun Shkodër, Enea Karakaçi, është anuluar.
Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të këtij anulimi, ndërsa burime nga strukturat lokale bëjnë me dije se takimi pritet të riplanifikohet në një moment të dytë.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka nisur një proces të gjerë riorganizimi të Partisë Socialiste në të gjithë vendin, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2027.
Enea Karakaçi u prezantua si drejtues politik në asamblenë e PS, ku Edi Rama e emeroi në vend të Benet Becit, që drejtoi për 1 vit e gjysmë qarkun Shkodër.






