I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, mbrëmjen e sotme është shtruar me urgjencë në QSUT, pas problemeve shëndetësore.

Newspower.al mëson se Dumani ka shfaqur probleme me zemrën. Mësohet se autoritetet kanë marrë masa të rrepta sigurie gjatë transportit dhe qëndrimit të tij në spital.

Në lidhje me këtë situatë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po ndjek nga afër zhvillimet, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me institucionet shëndetësore për të monitoruar gjendjen e Dumani.

Nuredin Dumani është një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të drejtësisë në vitet e fundit, i përfshirë në hetime të shumta mbi grupe kriminale të strukturuara dhe ngjarje të rënda kriminale në vend. Dëshmitë e tij kanë ndihmuar SPAK në çmontimin e disa prej organizatave më të fuqishme kriminale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu