Këngëtari i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ishte një ndër konkurrentët e “Big Brother VIP”, i cili me lojën dhe humorin e tij arriti që të bëjë për vete një publik të gjerë duke u shpallur fitues i këtij reality show. Mirëpo së fundmi fituesi i këtij edicioni të BB VIP ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të falenderuar një ndër fansat e tij të ‘zjarrtë’, i cili e ka mbështetur dhe i ka dërguar dronë kur ai ndodhej brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. E këtë e ka bërë në ditën më të lumtur të tij, martesën.
“Faleminderit për dronat Kristi. Ishte minimum që mund të bëja për ty. Të trashëgohesh”, shkruan Luizi për ciftin Kristi Ndoja dhe Elva Pupa.