Ballina Kronike I mituri merr makinën dhe ndihmon 4 të huaj të kalojnë kufirin...

I mituri merr makinën dhe ndihmon 4 të huaj të kalojnë kufirin ilegalisht, prangoset nga policia

Një 16 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi  u kap teksa po ndihmonte 4 të huaj të kalojnë  kufirin ilegalisht.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 16 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 4 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit,  njofton policia.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks