Pasi e riktheu në Shkodër Elisa Spiropali, ndërsa më heret Edona Bilali e kishte humbur maleve të Pukës, Benet Beci u zgjua nga gjumi duke nisur fushaten elektorale shumë përpara kohe në Shkodër. Këtë të shtunë mbi makinën luksoze ai ka zgjedhur të filmojë kazanët e mbeturinave në hyrje të Shirokës. Propaganda e Becit nis me shpejtësi, ndërsa prej marrjes së mandatit nuk çeli gojën për të kërkuar investime për Shkodrën, madje edhe ato që premtoi në fushatë i harroi duke u fshehur përballë elektoratit. Tani tenton t’i bëjë të njëjtën gjë shkodranëve, duke zgjedhur strategji të re. Por Beci harron që shkodranët kanë kujtesë dhe dijnë të kërkojnë llogari përpara se të votojnë një kandidat të caktuar. 

Statusi i plotë: 

Shirokë e shtunë në mëngjes 🙁! Duhet më shumë vëmendje e kujdes për turizmin dhe mjedisin tonë të përbashkët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu