Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë vënë në pranga shtetasin Dh. T., 41 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër, pasi gjatë kontrollit të territorit në fshatin Tush i Poshtëm, Vau i Dejës, në pronën e këtij shtetasi, janë gjetur të mbjella 35 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Disa bimë u sekuestuan si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.