Ballina Kronike I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 161 bimëve narkotike, në pranga...

I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 161 bimëve narkotike, në pranga 53-vjeçari nga Malësia e Madhe

Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:

L. K., 53 vjeç, banues në fshatin Ivanaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi L. K. dyshohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në muajin korrik 2023, ka kultivuar 161 bimë kanabisi, në fshatin Ivanaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks