Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fran Frrokajt ish kryetar i bashkisë së Lezhës, që kërkonte pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Apelit të Posacëm, që e dënoi 2.8 muaj burg për shpërdorim detyre.
Vendimi i Apelit u dha që në 23 dhjetor 2024 po ende nuk është ekzekutuar pasi Frrokaj nuk është kapur nga policia.
Për kapjen e tij policia ka kryer disa kontrolle po ende nuk është bërë e mundur kapja e tij. Aktualisht Frrokaj është zyrtarisht në kërkim.