Ballina Kronike I dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO, arrestohet i...

I dënuar me 5 vite burg nga Apeli i GJKKO, arrestohet i moshuari në Lezhë (EMRI)

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin Luigj Paloka, 83 vjeç, banues në fshatin Balldre, të cilin kjo Gjykatë e ka dënuar me 5 vjet burgim, në kuadër të një procedimi për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. H., 63 vjeç, banues në Kurbin, pasi është kapur në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks