Një 55 vjeçar është aksidentuar mesditën e sotme në minierën e Cerujes në Klos.
Mbi 55 vjeçarin me inicialet N.S ka rënë një masiv shkëmbor duke i shkaktuar fraktura në trup. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:00.
Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, por për shkak të gjendjes së tij të rënduar është dërguar drejt spitalit të traumës në Tiranë. Raportohet se në fillim është thënë se 55-vjeçari ishte rrëzuar por ka qenë prokuroria dhe grupi hetimor të cilët kanë zbuluar se aksidenti ka ndodhur në minierën e Cerujes.