Gjykata e Posaçme u ka komunikuar masën e sigurë “arrest në burg” Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit, të cilët dyshohen si të përfshirë në ngjarjen e 23 gushtit të vitit të kaluar në Rranxë të Bushatit në Shkodër.

Sipas SPAK-ut, Sakica dhe Troshani në bashkpunim me Franko Lekën që vijon të jëtë në kërkim, si dhe me disa persona të kanë organizuar një sulm me armë në drejtim të Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij. Në momentin kur personat e dyshuar dhe të armatosur janë afruar me mjete të blinduara në drejtim të banesës së familjes Prendi, kanë rënë pre e një atentati, që SPAK-u thotë se ishte përgatitur nga vetë Aleksandër Prendi. Nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes rezulton të ketë pasur shkëmbim zjarri, jo dëmtime të shëndetit të personave të përfshirë, por vetëm të mjeteve. Njëri nga mjetet me të cilën kanë lëvizur personat nën hetim, është dëmtuar si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes. Ai ka rezultuar i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe me targa të huaja, të cilat nuk i përkojnë po të njëjtit mjet.

Sakica dhe Troshani po mbaheshin në burg dhe për një ngjarje tjetër, atë të dhunimit të një qytetari në Shkodër. Për këtë ngjarje ata u vetë-dorëzuan në polici, ku dorëzuan dhe armët e zjarrit që dyshohen të jenë zhurmuese.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu