Ballina Kronike Hyri të shpëtojë turistët, mbytet kapiteni 51-vjeçar i anijes. Policia jep detajet...

Hyri të shpëtojë turistët, mbytet kapiteni 51-vjeçar i anijes. Policia jep detajet e para

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi Arben Alamani., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks