Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga tentativa e grabitjes më armë të një banke të nivelit të dytë në kryeqytet. Sipas policisë ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Rrugën e Kavajës, ku 58-vjeçari Bardhyl Fusha, hyri në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.  Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit. “Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi B. F., rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.  Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit. Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin”, njofton Policia.

Autori është futur në bankë me një çantë, brenda së cilës kishte një kallashnikov. Sapo ka hyrë në ambientet e bankës së nivelit të dytë, Fusha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë. Më pas, ai ka arritur të marrë një shumë parash nga arka. Një qytetar, i cili ndodhej brenda bankës, ka lajmëruar menjëherë policinë. Patrulla ka qenë pranë vendit të ngjarjes dhe, sapo ka mbërritur, ka kapur autorin duke dalë. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu