Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar 78 gjyqtarë të jenë pjesë e trupës së gjykatës së vetme të Apelit duke filluar nga sot, datë 1 shkurt 2023. Ditën e sotme është parashikuar të hyjë në fuqi harta e re gjyqësore në Shqipëri.

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, tha se synimi i kësaj është që të ketë gjykata më të mëdha të cilat do t’i shërbejnë publikut.

“Sot nis zbatimi i hartës së re gjyqësore dhe nis me gjykatën e juridiksionit të përgjithshme të Apelit. Harta e re gjyqësore, ne synojmë që të kemi gjykata më të mëdha që t’i shërbejnë publikut. KLGJ ka marrë masat që gjithçka të funksionojë më së miri duke e nisur nga gjykata e Apelit të Tiranës”, tha ajo.

Kjo lëvizje e re në sistemin gjyqësor ka pasur mbështetje, por dhe kritika të ndryshme. Ka prej atyre ekkpertëve, të cilët mendojnë se përqendrimi i Gjykatave të Apelit në Tiranë do të shtojë koston për qytetarët, të cilët do duhet të udhëtojnë nga qytetet të tjera të vendit për të ndjekur çështjen gjyqësore në kryeqytet. Por, nga ana tjetër, kryetarja e KLGJ-së theksoi se kjo qasje do të forcojnë më tej shërbimin dhe do e përmirësojë atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu