Rezultati zgjedhor i 11 Majit duket se nuk është kapërdirë lehtë nga drejtuesi politik i PS për qarkun Shkodër, njëherësh kryetar i bashkisë Shkodër, Benet Beci. Ai ka zgjedhur të bëjë “kurban” të parët, drejtorët e drejtorive rajonale në nivel qarku, duke ju kërkuar dorëheqjen me shkrim. Lajmi konfirmohet për newspower.al nga burime brenda selisë rozë, e madje tashmë janë mësuar edhe emrat e parë që janë lëvizur si në Ujësjëllës – Kanalizime, tek Shëndeti Publik dhe Muzeu Historik. Sipas të njëjtave burime, kërkesa për dorëheqje është bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj të emëruarve politikë në nivel rajonal, ku pritet që më pas të kryhen emërimet e reja. Në listë janë një pjesë e madhe e drejtoreve që kanë vite në këto poste, madje aq sa ka edhe PS në pushtet. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Socialiste mori rezultat të dobët në nivel qarku, pasi doli forcë e dytë në tre bashki, Shkodër, Pukë dhe Fushë Arrëz, forcë e tretë në Vau-Dejës, ndërsa arriti të fitojë vetëm në bashkinë e Malësisë së Madhe. Nuk është hera e parë që Beci kërkon dorëheqje nga drejtues të institucioneve rajonale. Kërkesa të ngjashme janë bërë edhe gjatë fushatës zgjedhore, si pjesë e përpjekjes për të rritur përgjegjshmërinë dhe angazhimin në terren.Ky zhvillim pritet të sjellë lëvizje të tjera në strukturat drejtuese të PS në Shkodër, ndërsa partia përgatitet për analizën paszgjedhore dhe një riorganizim të mundshëm në nivel lokal./ www. newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu