Ballina Sport Humbja me Anglinë, Kombëtarja zbret një pozicion në renditjen e FIFA-s! Kosova...

Humbja me Anglinë, Kombëtarja zbret një pozicion në renditjen e FIFA-s! Kosova ngjit dy shkallë, prin Argjentina

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur një pozicon në renditjen e publikuar nga FIFA dhe të përditësuar këtë 3 prill. Nga vendi i 65-të, tanimë kuqezinjtë e gjejnë veten në pozitën e 66-të dhe për këtë kanë ndikuar sfidat kualifikuese të Kupës së Botës. Për Grupin K, ekipi ynë humbi 2-0 me Anglinë dhe mposhti 3-0 Andorrën, por rezultati i fundit nuk na ka mbajtur në të njëjtën pozitë.

Pozicioni më i lartë që ka mbajtur ekipi ynë në renditjen e FIFA-s ka qenë vendi i 22-të, në gushtin 2015, pas kualifikimit në finalet e Euro 2016.

KOSOVA – Pasi u futën në 100 ekipet më të mira në botë, “Dardanët” kanë bërë përparim dhe në përditësimin e fundit e shohin veten në vendin e 97-të, duke fituar dy pozicione.

LISTA – Janë kampionët në fuqi të botës, Argjentina që vijon të prijë klasifikimin e kombëtareve më të mira, ndjekur nga Spanja, Franca, Anglia, Brazili, Holanda, Portugalia, Belgjika, Italia dhe Gjermania.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks