Ditën e djeshme në datën 16 tetor rreth orës 17:00 Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë skuadra e Valbonës pranoi një thirrje nga një shtetase gjermane se vëllai i saj ka humbur orientimin përgjatë shtegut malor që kishte zgjedhur të eksploronte, menjëherë pasi u bë analizimi i të dhënave dhe marrja e kontaktit me personin e humbur u bë koordinimi me banorët e Thethit pasi distanca ishte më e afërt nga Thethi, pas rreth 4 orësh kërkimesh turisti gjerman u kthye në Theth në gjendje të mirë shëndetësore.
Duke falenderuar banorët e Thethit për bashkëpunimin përsërisim edhe njëherë thirrjen të mos udhëtoni vetëm, shoqërohuni gjithmon nga një udhërrëfyes turistik lokal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu