🔴𝐔𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐫𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐮𝐧𝐨𝐧𝐣𝐞̈𝐬𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐮𝐧𝐚, 𝐩𝐞̈𝐫𝐯𝐞𝐜̧𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐯𝐥𝐞𝐟𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭, 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐚𝐤𝐭𝐞 𝐢𝐧𝐚𝐭𝐜̧𝐨𝐫𝐞, 𝐩𝐚 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐛𝐚𝐳𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐥𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐭
▶️Situata absurde e largimeve nga puna të punonjësve, që është krijuar këto ditë në bashki, përmes një arbitrariteti të pashembullt, po vërteton atë që ne kemi theksuar vazhdimisht, se ky institucion është drejtuar me praktika tërësisht antiligjore dhe me një mentalitet sfidues ndaj normave dhe koncepteve juridike.
▶️Këtë gjë e vërtetojnë shkresa dhe akte të ndryshme që dalin nga institucioni dhe që provojnë kaosin administrativ të shkaktuar nga urdhërat verbal të kryetarit në detyrë, i cili detyron zëvëndësit e tij të nënshkruajnë urdhëra tërësisht antiligjor.
▶️Duke dashur të fshehin gjurmët e paligjshmërisë, titullarët nënshkrues kanë thelluar paligjshmërinë.
▶️Ky urdhër i mëposhtëm për largim punonjësi nga puna, ashtu sikurse dhe të tjerë, ndonëse është i njëjti, është firmosur nga zv.kryetari, i cili pas disa ditësh, teksa ka kuptuar keqpërdorimin që i ka bërë kryetari i tij, ka tentuar ta korrektojë, duke ia ka kaluar përgjegjësinë eprorit, ku ky i fundit me patologjinë e hakmarrjes, nuk ka pyetur fare për ligjshmërinë, por me shumë zell ka hedhur firmën e tij.
▶️Përveçse një shkresurinë pa asnjë vlerë juridike, që kompromenton konceptuesin, si dhe e ngarkon atë me përgjegjësi për shkelje me dashje të dispozitave të “Kodit të Punës”, bëjmë me dije se po ndjekim të gjithë situatën dhe ndaj personave të përfshirë në zbatimin e verbër të urdhërave verbal të ish kryetarit, do përgatitet dosje e posaçme për në prokurori, si të akuzuar për shpërdorim detyre.
▶️Ku urdhër është “maja e ajsbergut” e asaj që po ndodh në bashki, pasi kemi informacione të plota për një sërë veprimesh dhe aktesh të karakterit financiar, të cilat vijnë si përpjekje për të likujduar detyrimet ndaj të tretëve, të cilët u përfshinë me punime dhe infrastrukturë për qëllime elektorale.
Punonjës të nderuar!
▶️Askush nuk mund t’ju detyrojë për asgjë, prandaj mos u bëni pjesë e veprimeve tendencioze të ish kryebashkiakut dhe mos lejoni të përfshiheni në skemat diabolike të tij, por dëshmoni dinjitet profesional!
▶️Çdo komision disiplinor i ngritur si “skuadër pushkatarësh” për të përmbushur qëllimet inatçore të ish kryebashkiakut ndaj nëpunësve, përveçse është në pavlefshmëri të plotë në këtë fazë tranzitore, do konsiderohet përgjegjës për arbitraritetin dhe pasojat ligjore të vendimeve të tij.
▶️Apeli im është miqësor dhe dashamirës për vijimësinë!
Rrok Dodaj, kryetar i zgjedhur i Bashkisë Pukë






