Kryetari i bashkise Shkoder Bardh Spahia ka nderuar me “Çertifikate Mirenjohje” pas vdekjes Petrit Rushaj, biznesmenin qe humbi jeten me te birin ne fshatin Boge, ku rrjedha e lumi mori makinen me te cilen udhetonin. Bardh Spahia ne FB shkruan:
Mirënjohja është më e pakta që mund të bëjmë për ata që me punën dhe kontributin e tyre i kanë dhënë shumë banorëve dhe territorit të Bashkisë Shkodër.
I tillë ishte edhe z.Petrit Rushaj, që fatkeqësisht u largua para kohe nga jeta, por la pas një emër të nderuar.
Sot i dorëzuam familjes së tij Çertifikatën e Mirënjohjes pas vdekjes, për kontributin e çmuar që Petrit Rushaj ka dhënë në zhvillimin e gjithëanshëm të Njësisë Administrative Pult dhe malësisë së Shkodrës, si dhe në dobi të banorëve të saj e më gjërë.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe shembuj të tillë mos i mungofshin asnjëherë komunitetit tonë.