Një minator ka gjetur vdekjen ditën e sotme gjatë punës në minierë në qytetin e Bulqizës.
Bëhet fjalë për një 52-vjeçar i cili dyshohet se ka humbur jetën aksidentalisht në galeri.
Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës, është aksidentuar shtetasi Kujtim Lila 52 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.” – njofton policia
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.






