Mbrëmjen e djeshme, në Spitali Rajonal Shkodër, ka humbur jetën shtetasja me inicialet L. B., 61 vjeçe, banuese në fshatin Luf të Pukë.
Sipas informacioneve paraprake, ajo ishte transportuar me ambulancë nga Puka drejt Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore. Dyshohet se 61-vjeçarja kishte pësuar dëmtime pasi ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e saj.
Lidhur me këtë rast, materialet procedurale i janë referuar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.






