Screenshot

Një person rreth moshës 60 vjeç ka humbur jetën teksa po lahej në Velipojë. 60 vjeçarin ende të paidentifikuar e ka nxjerrë uji në breg dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën e Velipojës dhe policinë. Dyshohet se 60 vjeçari ka pësuar atak kardiak. Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg. Ky është rasti i dytë brenda pak dutesh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku, e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu