E dashura jonë e ndjerë Albjona!
Me keqardhje të madhe morëm vesh prej familjes sate për largimin tënd shumë të parakohshëm nga kjo jetë, të cilën aq shumë e deshe dhe për të cilën aq shumë luftove.
Dhimbje, trishtim dhe lotë në shkollën tonë sot në këtë ditë!
E sot Albjona nuk është më dhe banka e saj do të jetë bosh me një lule mbi të.
Jemi shumë të trishtuar të gjithë nxënës, mësues, prindër dhe komuniteti i zonës!
Shokët e shoqet e klasës së 8-A, si dhe të gjithë ne, do të të mbajmë mend jo vetëm për buzëqeshjen tënde të ëmbël, për mirësinë tënde ndaj të tjerëve dhe për përkushtimin tënd në mësime, por edhe për dashurinë tënde për jetën dhe për forcën me të cilën e jetove sëmundjen e rëndë dhe të gjatë.
Lutjet tona për shpirtin tënd nuk do të mungojnë këto ditë, ashtu siç nuk do të mungojë qëndrimi ynë afër familjes sate në këto orë të një dhimbjeje të fortë dhe gati të pangushëllueshme.
Do të na mungosh shumë Albjona! Na le një dhimbje të madhe dhe nuk do të të harrojmë kurrë!
Ngushëllime familjes!