Digjet mbi rezistencë punonjësi i pastrimit të Portit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. 

50-vjeçari ishte duke u ngrohur dhe ka rënë mbi rezistencë, ku ka marrë djegie në pjesën e përparme të trupit. Ai është gjetur i pajetë nga punonjësit e tjerë.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 50-vjeçari dyshohet të ketë pësuar infarkt dhe më pas ka rënë mbi rezistencë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu