Një 37-vjeçar, shtetasi Leonard Hasani ka rënë në prangat e Policisë në fshatin Gjormë të Kurbinit, pasi mbante në banesë një çantë me armë zjarri dhe municion luftarak.

Përmes një njoftimi, Blutë bëjnë të ditur se 37-vjeçari sapo pa Policinë e hodhi çantën me armë nga muri rrethues i banesës së tij dhe tentoi të largohej me vrap. Veç arrestimit të 37-vjeçarit, Policia nisi hetimet edhe ndaj vëllait të tij pasi iu gjetën në automjet, bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, me burime të dyshimta kriminale.

 

Njoftimi i Policisë:

Lezhë, Kurbin/Finalizohet operacioni i koduar “Risku”.

Sapo konstatoi Policinë, hodhi nga muri rrethues i banesës së tij, në fshatin Gjormë, çantën me armë zjarri dhe municion, dhe tentoi të largohej me vrap, kapet 37-vjeçari.

Procedohet penalisht vëllai i tij, pasi iu gjetën në automjet, bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, me burime të dyshimta kriminale.

Sekuestrohen arma e zjarrit me municion dhe sendet me vlerë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, rreth 2 shtetasve (vëllezër) të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, finalizuan operacionin e koduar “Risku”.

Në kuadër të operacionit, fillimisht u ndalua për kontroll, automjeti që drejtonte shtetasi E. H. alias E. S.. Në automjet u gjetën bizhuteri floriri dhe 4 ora dore të markave luksoze, burimi i të cilave nuk justifikohet nga shtetasi E. H. alias E. S..

Më pas, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Gjormë. Sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, vëllai i shtetasit E. H. alias E. S., shtetasi L. H. ka hedhur nga muri rrethues i banesës, një çantë, dhe ka tentuar të largohet me vrap. Shtetasi L. H. u kap, si dhe u gjet çanta, brenda së cilës ishte 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak që posedohej pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi L. H., 37 vjeç, si dhe u procedua penalisht vëllai i tij, shtetasi E. H. alias E. S., 35 vjeç.

Ndërkaq, vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e sendeve me vlerë të sekuestruara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu