Viti 2023 ka nisur me urime dhe nga VIP-at shqiptarë. Mes tyre edhe Flor Mumajesi, i cili duket se zgjodhi të tregojë para të gjithëve romancën me Liberta Spahiun. Këngëtari ka publikuar foton e parë të vitit 2023 ku shfaqet me moderatoren Liberta Spahiu, me të cilën është përfolur prej kohësh se është në lidhje dashurie. Prej kohësh Flori ishte bërë kryefjalë e mediave, pasi ishte përfolur se kishte një lidhje dashurie me gruan e një politikani të njohur në Shqipëri, (lidhje jashtëmartesore) mirëpo vetë këngëtari i pushoi të gjitha zëra. Dyshja kanë publikuar foto krah njëri-tjetrit dhe duken kaq të lumtur.

