Ballina Aktualitet Hilmi Lakti emërohet në krye të filialit të postës Shkodër, zëvëndëson Mirela...

Hilmi Lakti emërohet në krye të filialit të postës Shkodër, zëvëndëson Mirela Dodaj

Hilmi Lakti do të jetë drejtori i ri i filialit të postës në Shkodër, duke zëvëndësuar në këtë detyrë Mirela Dodaj. Ka qënë vetë kjo e fundit që ka bërë publik lajmin, duke shkruar në rrjetin e saj social se pas afro 3 vitesh në krye të këtij institucioni, largohet për ti lënë vendin bashkëkryetarit të PS, Hilmi Lakti që më herët ka mbajtur postin e kryetarit të qarkut Shkodër.

Statusi i plotë i Mirela Dodaj:

Të nderuar kolegë e të dashur qytetarë të Qarkut Shkodër!

Dua të ndaj me ju lajmin që nga sot e tutje rrugëtimi im si Drejtoreshë e Filialit të Postës Shqiptare, Qarku Shkodër përfundon ditën e sotme. Nuk mund të mos ndaj me ju emocionet e bukura, krenarinë e privilegjin që kam patur për të drejtuar institucionin më të prekshëm nga qytetarët. Ka qenë një rrugëtim i bukur dhe shumë sfidues, me ditë të lumtura e me më pak të tilla, por jam e sigurt dhe e them me plot gojë që misionin tonë në këtë institucion e kemi përmbushur me sukses, kjo falë mbështetjes suaj dhe punës së palodhur të stafit të Filialit e kolegët e Drejtorisë së Përgjithshme, për të cilët kam një falenderim shumë të madh! Kur e morra drejtimin e këtij institucioni në vitin 2019 kisha shumë synime e qëllime për të reformuar shërbimin, për të standardizuar proceset e punës dhe për ta bërë institucionin të aksesueshëm për të gjithë, pa dallime, larg fenomeneve negative me të cilat asociohej aso kohe. Me mbylljen e këtij cikli jam e lumtur që ia dolëm dhe falenderoj të gjithë ata që besuan tek unë! Dua t’i uroj shumë suksese Z. Hilmi Lakti i cili merr stafetën e drejtimit të këtij institucioni dhe jam e bindur që do punojë fort për realizimin dhe përmbushjen e detyrave! Shihemi në sfidat dhe rrugëtimet e reja!

FALEMINDERIT ME ZEMËR!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks