Është hedhur sot shorti në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, ku janë përcaktuar 9 grupet përbërëse të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshat U-21.

Shqipëria është pozicionuar në grupin E dhe kundërshtarët do të jenë Rumania, Zvicra, Finlanda, Mali i Zi dhe Armenia.

Sipas kalendarit të UEFA-s, ndeshjet e fazës kualifikuese të Europianit U-21 do të nisin në datën 20 mars 2023 dhe do të përfundojnë në 15 tetor 2024.

Përfaqësuesit e FSHF-së do të diskutojnë me homologët e tyre të grupit E për të caktuar dhe vendosur datat, oraret dhe vendet ku do të luhen ndeshjet e grupit.

Shqipëria U-21, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, do të synojë të kualifikohet për herë të parë në fazën finale të këtij turneu, që do të luhet në vitin 2025 në Sllovaki.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu