Nuk foli asnjë fjalë për masakrën e Dobracit me 4 viktima dhe as për vrasjen e 34 vjecarit Kristian Kola që tronditi Shkodrën 72 ore më parë. Por Benet Beci u zgjua për të reaguar vetëm pasi plumbat i prishën qetësinë poshte dritareve të zyres së tij, ku krimi guxoi të sfidojë. Në një reagim në rrjetin social ai bën të ditur se për këtë situatë që nuk është e re, ka folur me ministrin e brendshëm, që edhe ai e di që krimi nuk ka bërë asnjë ditë pushim në Shkodër.
STATUSI I BECIT:
Të dashur qytetarë,
Ky mëngjes për Shkodrën nuk ishte ai i zakonshmi, siç ndodh çdo ditë në qytetin tonë. Një ngjarje kriminale që duhet të marrë ndëshkimin e ashpër të ligjit ka tronditur zemrën e qytetit.
Kam kontaktuar me Ministrin e Brendshëm dhe me të gjitha strukturat që luftojnë krimin, në emër të jetës dhe sigurisë së qytetarëve të Shkodrës, të cilët nuk meritojnë të përballen me skena të tilla.