Prej më shumë se një muaji shërbimi i hemodinamikës në spitalin rajonal të Shkodrës për përsonat që vuajnë nga problemet kardiak ofrohet përgjatë 24 orëve. Një gjë të tillë e bëri të ditur drejtori i spitalit Senad Halluni i cili tha se deri më tani janë 50 qytetarë që kanë marrë shërbim.

Drejtori Halluni tregoi se po punohet që shërbimi 24 orë të jetë edhe për disa reparte të tjera tejet të rëndësishme.

Sa i përket urgjencës së spitalit të Shkodrës, kohët e fundit ngarkesa është shtuar tepër tha drejtori Halluni për shkak të rikonstruksionit në spitalin e Lezhës.

Spitali Rajonal i Shkodrës u shpreh drejtori Halluni është i një standardi të lartë përsa i përket shërbimeve duke e renditur pas QSUT-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu