Hakerat iranianë nuk ndalen. Mbrëmjen e sotme kanë publikuar emrat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar. Në dokumentin prek 16 faqesh publikuar në “Telegram” janë emrat e punonjësve të drejtorive rajonale në Tiranë dhe qytete por dhe njësi speciale të SHISH, bashkangjitur dhe adresa e emailit @shish.gov.al.
Gjithashtu krah emrit është dhe posti në detyrë në këtë insitucion.
Në disa emra janë bashkangjitur dhe numrat e telefonit.
Të dhënat u publikuan nga “Homeland Justice” e cila me publikimet e fundit nxorri në dritë fluturimet e kryeministrit Rama, kostot e udhëtimeve dhe avionët me të cilat kryeshin këto udhëtime nëpër botë.
Ndërsa më 19 tetor 2022 publikuan hyrjet dhe daljet e kreut të SHISH, Helidon Bendo.
Dokumenti i shpërndarë në “Telegram” disponohet dhe nga redaksia e Newspower.al por për arsye të cënimit të sigurisë nuk publikohet.