Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Shkozë të Tiranës, ku 44 vjeçari Roland Sinani ka vrarë kunatën dhe më pas veten.
Bashkëshorti i Migenës, Erjon Sinani në një prononcim ekskluziv për ABC News, ka thënë se në momentin e ngjarjes ka qenë në punë.
Ai ka theksuar se lajmin e ka marrë nga prindërit të cilët i kishin thënë hajde se në shtëpi është bërë hataja e madhe.
“Kam 5 vite i martuar kemi dy fëmijë, djalin 4 vjeç dhe goca afër dy vjeç si ka mbushur akoma. Nuk ndodhesha në shtëpi, isha në punë dhe më erdhi një mesazh nga prindërit, i kishin rënë telefonit por nuk punonin linjat, kur mora mesazhin i mora në telefon dhe më thanë se hataja e madhe kishte ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë, ç/të shihja, policia gjak, vëllain të shtrirë në tonë. Gjendja e tij ka qenë normale , ka qenë dikur në depresion por kohët e fundit ka qenë mirë”, ka thënë ai.
Pjesë nga intervista:
Ju punoni taksist, gjithmonë natën?
Po natën, punoja natën për fëmijët, po mundoheshim me mbledh pak lekë më i siguri jetesë shtëpia është e amortizuar komplet, ka shumë lagështirë.
Mendoni se kushtet e vështira e ka cuar në këtë akt vëllain tuaj?
Nuk di ca të them
A punonte ai?
Po, shumë punonte, për të siguruara lekë për të blerë një shtëpi.
Keni një apel? Për shkak të asaj c’ka ndodhi, një ndihmë për fëmijët tuaj?
Një shtëpi të jetoj normal, që fëmijët mos më sëmuren.
Migena ka pas konflikte?
Jo nuk ka patur probleme. Nuk e di si ndodhi.
Po fëmijët?
Fëmijët ndodhen te njerëzit e nuses. I mbajnë ata. Janë të vegjël s’e kuptojnë këtë gjë. Lodra duan shëtitje. Ata më kanë dhënë mbështetje të plotë. Ata kanë mbetur tani.