Me shtimin e turistëve në vendin tonë, janë shtuar edhe rastet e bllokimit të tyre në terrene malore, të cilat zgjedhin që t’i eksplorojnë vet.
Duke mos pasur informacion mbi shtigjet malore apo mbi rreziqet e mundshme, të huajt mbesin të bllokuar për orë të tëra në pritje të ekipeve të shpëtimit.
“Më e mira është marja e guidës me shoqërim. Është ndryshe shtegu në verë dhe ndryshe në dimër. Përgjatë stinës së dimrit shtigjet që ne i këshillojmë që të marrin guida janë lartësitë mbi 2 mijë metra prej akullit por dhe në këtë periudhë që jemi ne është dhe rreziku i orteqeve. Edhe për kanionet, sidomos në periudhat kur është pranvera që ka shira, kanionet bëhen të rrezikshme”- tha Artur Guni, nga Federata e Alpinizmit dhe Turizmit Malor.
Shoqërimi me guidat vendase që e njohin mirë terrenin është alternativa më e sigurt për të apsionuarit pas turizmit malor por kjo nuk ndiqet nga të gjithë. Ka dhe nga ata që zgjedhin që direktivat ti marrin përmes aplikacioneve në pajisjet teknologjike.
“Aplikacionet e kanë bërë punën e tyre. Për shkak edhe të “kursimit” që i bie më lirë të paguajnë guidë, kështu që zgjedhin të ndjekin aplikacionin. Është edhe pjesa e guidave solo që me thënë të drejtën ne nuk e sugjerojmë sepse në mal asnjëherë nuk duhet të nisesh vetëm apo dy vetë por ne gjithmonë sugjerojmë mbi tre vet sepse për cdo lloj aksidenti kur je mbi tre veta ke ndihmën të paktën të shokëve që të shoqërojnë”- u shpreh Guni.
Guidat turistike më së shumti kryhen nga vendasit të cilët njohin mirë zonën, por me shtimin çdo vit të turistëve në Shqipëri ka lindur nevoja për të trajnuar më shumë grupe që drejtojnë guidat lokale.
Top Channel