Ballina Bota Grusht shteti për rrëzimin e qeverisë, 25 të arrestuar në Gjermani

Grusht shteti për rrëzimin e qeverisë, 25 të arrestuar në Gjermani

Një grusht shteti për të rrëzuar pushtetin në Gjermani ka dështuar ndërsa janë arrestuar 26 persona.

Të arrestuarit planifikuan të sulmonin parlamentin gjerman e të merrnin pushtetin.

Aparati i ri qeveritar duhej të krijohej si “principatë” sipas parimeve monarkike dhe të ndahej në ministri të ndryshme.

Të arrestuarit janë pjesë e estremit të djathtë dhe udhëhiqeshin nga një 71 vjeçar që e cilësonte veten si princi Henry XIII.

Që nga orët e para të mëngjesit, zyrtarë nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) dhe njësitë speciale si GSG 9 dhe disa SEK kanë ndërmarrë veprime në mbarë vendin kundër të ashtuquajturës skenë të Reichsbürger.

Rreth 3000 shërbime emergjente kontrolluan 137 objekte në pronësi të 52 të dyshuarve.

Hetuesit e LKA të Berlinit kishin gjurmuar aleancën e fshehtë rreth një burri që jetonte në Hesse. Sipas informacionit të BILD, administrata e Senatit raportoi dyshimin e një “grupi antikushtetues” tek autoritetet federale të sigurisë në fund të gushtit 2022.

Prokurori i Përgjithshëm Federal tha: “Të akuzuarit i përkasin një organizate terroriste të themeluar deri në fund të nëntorit 2021, e cila i ka vendosur vetes synimin të kapërcejë rendin ekzistues shtetëror në Gjermani dhe ta zëvendësojë atë me formën e saj të qeverisjes,”, shrkaun gazeta gjermane BILD.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks