SPAK

Ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Paul Deda, u shpall fajtor për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi Dedën me 12 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënohet me 8 vite heqje lirie, që do t’i fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë.

Me 8 vite burg u dënuan dhe Hamid Seferi e Leonidha Sejdiaj, dënim që po ashtu do ta kryejnë në një burg të sigurisë së lartë.

Ata u arrestuan nën akuzën për trafik droge nga Shqipëria në Itali, kur në pranga ranë dhe dhjetëra persona të tjerë, mes tyre zyrtarë të lartë të policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu