Gripi i shpendëve H5N1 e ka zgjeruar hartën e infektimit, tashmë një nga pularitë më të mëdha të vendit influencën aviere e ka prezente në katër kapanone.
Deri më tani janë asgjësuar e 68 mijë krerë pula, dhe bllokuar 415 mijë kokrra vezë. Shefja e Kabinetit të MB, Ermira Gjeçi, tha se produkti i vezëve në treg është i sigurt, pasi inspektorët e AKU kanë tërhequr të gjithë sasinë e vezëve që kanë dalë nga këto kapanone.
“Krahasimisht me vezët e gjetura në stabiliment të cilat janë bllokuar. AKU-ja ka dalë për kontroll në të gjitha pikat e shitjes për të parë nëse ka pas ndonjë dalje të vezëve datës 2, është një sasi tepër e vogël e gjendur në Sarandë, për të cilat po punohet me gjurmueshmërinë nëse janë vezë të stabilimentit të infektuar, ose jo në të më pas do të vendoset se çfarë do të bëhet me këto vezë”, thotë Ermira Gjeçi, shefe e kabinetit të MBZHR.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë në treg nuk ka as pula dhe as mish të infektuar. Për të parandaluar infektimin e stabilimeteve të tjera të pularive që ndodhen në zonë e Rrashbullit të Durrësit, këto biznese duhet të respektojnë masat e rrepta në biosigurisë.
“Produktet janë të sigurta, pasi përsa i përket vezës pula nuk arrin të prodhojë vezë kur është I prekur nga ky grip. Ndërkohë nuk lejohen lëvizjet në stabiliment për të parandaluara infektimin.”, shtoi ajo.
Gripi i shpendëve H5N1 është i pranishëm edhe në 21 shtete të Europës, për këtë arsye Shqipëria ka ndaluar importin e vezëve që vijnë nga këto vende TAB1 Në USA ky infeksion ka sjellë dëme të mëdha në stabilement e pularive, kjo situatë shënoi dhe çmimin më të shtrenjtë të vezës, ku një kokërr kap vlerën e 1.4 dollarëve./ tch