Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-shpallën në kërkim shtetasin A. C., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, në lagjen “Naim Gjylbegu”, i ka marrë me forcë nga qafa, 2 varëse floriri, shtetases A. D., banuese në Shkodër. Punohet për kapjen e tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 41 vjeç, dhe për djalin e tij 17 vjeç, pasi dje, janë konfliktuar fizikisht me një shtetas 15 vjeçar, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi E. R., 40 vjeç, banues në Shkodër, se shtetasja N. Z., banuese në Shkodër, e ka fyer disa herë, për motive të dobëta.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. K., 48 vjeçe, banuese në Lagjen e Re, pasi dje, në Velipojë, duke kryer një manovër me automjet, ka përplasur shtetasen P. M., 33 vjeçe, dhe vajzën e saj të mitur, banuese në Itali, të cilat janë dëmtuar lehtë, si dhe 4 automjete të parkuara, me pasojë dëme materiale;
-O. A., 40 vjeç, banues në Dobraç, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” , dhe për shtetasin F. L., 19 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, automjeti që drejtonte shtetasi O. A., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. L., i cili u dëmtua lehtë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.