Ballina Kronike Grabitet banesa e një mjeku në Shkodër, autorët marrin mbi 100 mijë...

Grabitet banesa e një mjeku në Shkodër, autorët marrin mbi 100 mijë euro

Një banesë në qytetin e Shkodrës, pranë Urës Dervishbeg, është grabitur nga persona ende të paidentifikuar. Sipas burimeve, autorët kanë marrë një shumë prej mbi 100 mijë eurosh nga shtëpia e një mjeku dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Familjarët kanë konstatuar mungesën e parave dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe rrethanat e ngjarjes.

Deri më tani nuk ka informacion mbi personat e dyshuar, ndërsa policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë dhe po merr në pyetje dëshmitarët për të hedhur dritë mbi grabitjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks