Shkolla profesionale “Arben Broci” në Shkodër është një ndër godinat arsimore e cila do të rindërtohet me mbështetjen e buxhetit të shtetit. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga gjendja aktuale e kësaj shkolle si dhe projektin i cili do të nisë së shpejti zbatimin për rindërtimin e godinës raporton newspower.al.

Statusi i plote:

“Arben Broci” në Shkodër, është një ndër shkollat e arsimit profesional në emër po jo në kushte e mundësi, ku së shpejti nisim punimet për rilindjen e saj me një projekt të mirëmenduar dhe një fond të qenësishëm të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare! Kjo shkollë, e ndërtuar në vitin 1968, do të kthehet në një shembëlltyrë të ambicies sonë për Shqipërinë 2030. Me mbi 396 nxënës që ndjekin studimet në drejtime si Shërbimet e mjeteve të transportit, Mekanikë, Elektroteknikë, Termohidraulikë dhe Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK) janë baza nga do të zhvillohet edhe në Shkodër një fidanishte e re moderne e dijeve profesionale. Kjo është koha e re e arsimit profesional, kur paragjykimet e vjetra po ia lënë vendin më në fund prurjeve të reja që kanë nisur të rriten drejt dyerve të shkollave profesionale!

 

Përmes Aktit Normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2024 janë parashikuar investime në disa shkolla profesionale në të gjithë vendin raporton newspower.al, ku në Shkodër përfituese janë dy: Arben Broci dhe Hamdi Bushati. Gjithashtu, janë hapur procedurat për rindërtimin e 6 konvikteve të shkollave profesionale, që do të zbatohen nga FSHZH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu