Vllaznia ka siguruar një fitore të pastër 3-0 përballë Bylisit në një duel që ka konfirmuar ambiciet e shkodranëve për të qenë në dyshen e parë në garën për “Final Four”.

Ndeshja ka qene mjaft e luftuar me raste nga të dy palët në pjesën e parë, ku gjyqtari Jorgji anuloi nga një gol për secilin ekip. Por në pjesën e dytë Vllaznia hyri me një ritëm tjetër dhe pasi kërkoi me ngulm golin gjeti avantazhin me një autogol të Kamara. Stojanoviç pak minuta më vonë gjeti edhe golin e dytë, duke e bërë shumë më të thjeshtë sfidën shkodranëve.

Në fund erdhi edhe goli i Kahrimanoviç, i cili vulosi një sukses të pastër 3-0 që mban shkodranët në vendin e dytë në renditje, ndërsa duhet të shqetësojë Bylisin që rrezikon të përfshihet përsëri plotësisht në luftën për mbijetesë pas humbjes së radhës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu