Ballina Kronike Goditje ndaj paligjshmërisë në Shkodër/ Arrestime për drogë, persona në kërkim dhe...

Goditje ndaj paligjshmërisë në Shkodër/ Arrestime për drogë, persona në kërkim dhe disa procedime penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin N. K., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), ndërsa gjatë kontrollit në banesë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Forca e Posaçme “Shqiponja” ndaluan shtetasin N. L., 44 vjeç, banues në fshatin Kaç, Vau i Dejës, pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafik i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Korçë.

Shërbimet e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Ç., 51 vjeç, dhe E. A., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Grudë Fushë, pasi janë kapur nga rojet kufitare të SPK Bajzë, në fshatin Kosan, në liqenin e Shkodrës, duke peshkuar në mënyrë të paligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 42 vjeç, banues në Vau të Dejës, pasi dyshohet se gjatë muajit mars 2026 ka ndjekur në rrjetet sociale, me adresa të falsifikuara, duke shantazhuar dhe fyer shtetasen E. B., 50 vjeçe.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. V., 69 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar motomjetin e tij, nën efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është vetërrëzuar.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori për njoftim mbi faktin, pasi dje shtetasja E. P., 24 vjeçe, banuese në Shkodër, duke lëvizur me biçikletë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. Sh., 61 vjeç, banues në fshatin Rranxa. Si pasojë është dëmtuar 24-vjeçarja, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 03.04.2026 ka kallëzuar shtetasi A. H., 56 vjeç, banues në Koplik, se është larguar nga banesa vajza e tij 16-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks