Ballina Aktualitet Gjyqi për statutin e PD-së, Apeli refuzon kërkesën e Bardhit për përjashtimin...

Gjyqi për statutin e PD-së, Apeli refuzon kërkesën e Bardhit për përjashtimin e gjyqtares, e gjobit me 10 mijë lekë

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi sot mospranimin e kërkesës së ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë për përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja, lidhur me gjyqin për bashkimin e dy statuteve të Partisë Demokratike.

Përjashtimi ishte kërkuar nga sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi.

Apeli vendosi gjithashtu gjobitjen e kërkuesit Partia Demokratike e Shqipërisë në shumën 10,000 lekë.

Avokati i PD-së pretendoi se kjo gjyqtare mund të paragjykojë çështjen pasi seancën e kaluar, kërkoi që përfaqësimi ligjor të jetë i rregulluar sipas statutit të vetë kësaj partie.

Ankimi është bërë nga mbështetësit e Lulzim Bashës në PD, kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të kuvendit të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit, të dy kuvende të thirrura nga ish-kryetari Basha.

PD kërkon mos regjistrimin e Statutit të 18 dhjetorit bashkë me ndryshimet në Kuvendin e 17 korrikut.

Një ndër vendimet e rëndësishme të atij Kuvendi ishte përjashtimi nga partia e personave që janë “non grata” nga SHBA-të duke synuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën.

Në rast se gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore, atëherë “zhbëhet” Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i Sali Berishës.

Ndërkohë ndryshimet statutore të Kuvendit të Sali Berishës, u regjistruan nga gjyqtari Agron Zhukri i cili më 25 mars i kaloi PD-së Berishës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks