Gjykata e Shkodrës ka shtyrë seancën ndaj shtetasit rus, Igor Kokunov, i cili rezulton në kërkim nga autoritetet ruse për një sërë krimesh të rënda. Seanca e radhës pritet të mbahet më 7 nëntor. Përfaqësuesi i tij ligjor deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zv/Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga Prokurori apo ministri i Drejtësisë ruse, ndaj kjo bie ndesh me konventën ndërkombëtare.

Avokati Isuf Shehu tha se Kokunov ka vetem nje veper penale per te cilen dyshohet si kreu i nje grupi kriminal, dispozite qe sipas avokatit nuk e njeh ligji shqiptar. Ai deklaroi se eshte kerkuar azil ne Shqiperi per Kokunov per shkak se Rusia eshte nje shtet i pasigurte dhe qe shkel te drejtat e njeriut.

Më herët, shtetasi rus ka pretenduar se në atdhe i rrezikohet jeta, pasi fajësoi për dënimin e tij organet shtetërore të regjimit diktatorial të presidentit Vladimir Putin. Shqipëria pret kërkesën e palës ruse për të ekstraduar Kokunovin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu