Një godinë multifunksionale dhe një kullë muzeale në vendin ku thuhet se ka lindur Fishta është prezantuar sot në Lezhë.

Kështu raporton edhe në median sociale kryeministri Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Sipas projektit të itinerarit, godina e sheshtë multifunksionale që është gati  synon të shërbejë si godinë për rezidencat letrare dhe organizime të ndryshme kulturore lidhur me librin dhe leximin.

Edhe kulla ku sot nga Lezha recitohen vargjet e Lahutës së Malcis’ ka përfunduar gjithashtu.

Projekti i Intenerarit Gjurmët Fishtiane përfshin: Restaurimin e Urës së Mesit, Ndriçimin e Kalave të Durrësit dhe të Lezhës, muzealizimin e banesës ku Gjergj Fishta ka kaluar vitet e para te jetës si dhe ndërtimin e Hapësirës Memoriale ku besohet se ka lindur Gjergj Fishta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu