Screenshot

Ketë të hënë në gjykatën e apelit do të rikthehet Gjon Shkëmbi por kësaj radhë si person që kërkon ti hiqet masa e sigurisë të vendosur nga shkalla e pare pasi akuzohet se bashke me nipin e tij Elvisi vranë gjyqtarin Astrit Kalaja. Sipas të dhënave seanca pritet të nis në orën 10 me gjyqtar relator Gent Shala. Autori Elvis Shkembi nuk ka ankimuar vendimin e shkalles së parë duke u pajtuar më masën arrest burg pa afat.

Ndërkohë mësohet se bashkë me Gjon Shkëmbin apeli do të shqyrtojë edhe ankimimin e bërë nga Banush Goxhaj ky i fundit punonjës sigurie në gjykatën e Apelit.

Ngjarja e rende u regjistrua në datën 6 tetor ku Elvis Shkembi bashkë me xhaxhin e tij Gjonin ku prisnin një vendim sa i takon konflikteve që kishin me 31 familje për çështje pronësie.

Pasi gjyqtari Astrit Kalaja vendosi kundër tyre, Elvisi nxjerr nga brezi një armë zjarri dhe qëllon mbi Kalanë duke e lënë të vdekur në vend. Po me të njëjtën armë ai qëllon edhe në drejtim të palës në proces por që fatmirësisht nuk pësuan dëmtime të mëdha.

Pas krimit ai priti i qetë policinë ku dhe dorëzoi armën e zjarrit. Në deklarimet e tija ai ka shprehur pendesë e ndërsa tha se ndaj tij është bërë padrejtësi. /oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu